SPORT, 19 Gusht 2024, 09:27

Java e parë e Superiores mbyllet sot, njihuni me tri ndeshjet e radhës

Java e parë e Superiores mbyllet sot, njihuni me tri ndeshjet e radhës

Edicioni i 86-të i Kategorisë Superiore ngriti siparin të dielën e 18 gushtit me dy ndeshjet e para. Egnatia e nisi mbarë mbrojtjen e titullit, ku në transfertë mposhti Dinamon me rezultat 2-0.

Ndërsa Teuta mori në shtëpi një fitore me përmbysje ndaj Bylisit, 2-1, ku të dy golat i realizoi “veterani” Emiljano Vila. Java e parë e Superiores do të mbyllet sot me tri ndeshjet e radhës. Në orën 17:00 Laçi pret në shtëpi Tiranën.

Ndërsa në orën 20:00 Partizani pret Vllazninë në “Arena e Demave” si dhe Skënderbeu pret Elbasanin debutues në Korçë.

Java e parë e Superiores mbyllet sot, njihuni me tri ndeshjet e radhës