TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një skandal i madh ka ndodhur në futbollin zviceran në ndeshjen e Kupës së Zvicrës mes Zug dhe Zurich-ut.
Skuadra e madhe zvicerane Zurich ka triumfuar me rezultat 2-0 në udhëtim, megjithatë shqiptarët kanë lënë shije të keqe në këtë sfidë. Kjo sepse babai i sulmuesit Labinot Bajrami ka gjuajtur me çadër trajnerin holandez.
Babai i sulmuesit të talentuar, në minutën e 82-të, në shenjë pakënaqësie pasi trajneri e largoi nga ndeshja e gjuajti me çadër trajnerin Ricardo Moniz.
“Babai i Bajramit nervozohet, e fyen trajnerin dhe hedh çadrën në drejtim të tij”, shkruajnë mediat zvicerane.
Pas disa minutash diskutimi, në të cilin u përfshi edhe presidenti i klubit, Ancillo Canepa, ndeshja vazhdoi.