SPORT, 17 Gusht 2024, 22:59

Milani e nis sezonin me vështirësi, kuqezinjtë barazojnë në limite me Torinon

Milani e nis sezonin me vështirësi, kuqezinjtë barazojnë

Milani nisi sot sezonin me ndeshjen e Serisë A kundër Torinos në “San Siro”, një ndeshje të cilën arriti ta barazojë në limitet e shtesës. 

Torina mbajti avantazhin 0-2 deri në minutën 89' kur Morata shënoi golin e parë për kuqezinjtë, i pasuar nga goli i dytë në minutën 95' nga Okafor. 

MILAN-TORINO 2-2
89′ Morata, 90’+5′ Okafor / 32’ (ag) Çiau, 68′ Zapata

MILAN (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Tomori, Çiau, Salemakers; Benaser, Loftus-Çik; Çukvueze, Pulisshiç, Leao; Joviç.
Trajner: Paulo Fonseka

TORINO (3-5-2): Milinkoviç-Saviç; Vojvoda, Koko, Masina; Belanova, Lineti, Riçi, Iliç, Lazaro; Zapata, Sanabria.
Trajner: Paolo Vanoli