SPORT, 19 Gusht 2024, 17:33

Mesfushori i Barcelonës kërkon largimin nga katalanasit për t’u rikthyer në Angli

Mesfushori i Barcelonës kërkon largimin nga katalanasit për

Ilkay Gundogan ka kërkuar largimin e tij nga Barcelona, kjo vetëm pas një sezoni të kaluar me katalanasit. Një vendim surprizë ky nga ana e mesfushorit gjerman, i cili duket se nuk ka pranuar që të jetë në stol me skuadrën katalanase.

Mediat në Spanjë raportojnë se Gundogan e di që nuk do të jetë titullar me Barcelonën, kjo edhe pas blerjeve të reja dhe i ka kërkuar Hansi Flick largimin.

Menjëherë kontaktet me të i ka nisur ish-klubi i tij, Manchester City. Gjermani ka qenë gjithmonë një nga lojtarët e preferuar të Guardiolës dhe duket se spanjolli është i gatshëm ta mirëpresë krahëhapur ish-kapitenin e “Qytetarëve”.

Përveç Manchester Cityt, interes për Gundogan kanë shfaqur dhe klube nga Katari dhe Arabia Saudite, por gjermani kërkon të rikthehet vetëm te City.