SPORT, 24 Janar 2023, 17:31

Cikalleshi e bën rrugë, përsëri në formacionin e javës në kampionatin saudit

Cikalleshi e bën rrugë, përsëri në formacionin e

Sokol Cikalleshi është gjithnjë e më shumë një prej lojtarëve më të spikatur në kampionatin e Arabisë Saudite. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, me golat dhe lojën e tij po ndihmon skuadrën e Al Khaleej që të mbijetojë në elitë në një kampionat që ka fituar shumë shikueshmëri falë afrimit të një ylli si Kristiano Ronaldo.

E ndërsa portugezi pritet ende të shkëlqejë në këtë kampionat, Cikalleshi po bëhet protagonist javë pas jave dhe duke shënuar 2 gola e dhënë një asist në tre ndeshjet e fundit, ka shtyrë skuadrën e tij drejt tre fitoreve radhazi.

Goli i shënuar në këtë fundjavë, e ka ndihmuar sulmuesin shqiptar që të zgjidhet në formacionin e javës nga Saudi Pro League, falë notës 8 me të cilën është vlerësuar për paraqitjen e tij. Vetëm portieri David Ibasi është vlerësuar më shumë se sa sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, me notën 8,2.

Cikalleshi e bën rrugë, përsëri në formacionin e