TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mario Mitaj po kalon një periudhë të artë, teksa pas përformacnës së mirë me Shqipërinë, ka vazhduar me formën pozitive edhe në Rusi. Së fundmi, Mitaj luajti me Lokomotivën e Moskës duke i dhënë një dorë të rëndësishme skuadrës në barazimin në derbi me Dinamo Moskën.
“Jam shumë i lumtur që munda të ndihmoja skuadrën dhe u riktheva që të luaja pas shumë kohësh për 90 minuta. Bëmë një ndeshje të mirë, ndonëse duhet të merrnim 3 pikët.
Besoj se kemi bërë një paraqitje të kënaqshme dhe ia dolëm që të merrnim një pikë.
Në momentin që trajneri më tha që do të luaja, mendova: në rregull jemi para një derbi, është një ndeshje e vështirë, por unë isha gati. Isha në një moment të mirë, vija pas dy ndeshjesh me Kombëtaren, ku morëm fitoren. I thashë trajnerit se jam gati të luaj në çdo pozicion që ai ka nevojë për mua dhe unë jam gati” – Tha ai.