SPORT, 23 Tetor 2023, 19:26

Disfata me Partizanin, tekniku i Erzenit: Na mungoi fati, pësuam gol aksidental

Disfata me Partizanin, tekniku i Erzenit: Na mungoi fati, pësuam gol

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, analizoi humbjen 1-2 ndaj Partizanit.

“Në pjesën e parë portieri jonë nuk bëri asnjë pritje, përveç golit, ne kishim raste. Në pjesën e dytë ndryshuam modulin dhe mendoj se merituam më shumë.

Nuk na kapën në kundërsulm, apo për diçka tjetër, përveç krosimeve. Edhe goli që pësuam, ishte aksidentalisht, për mënyrën si mbeti topi aty. Topi ngeci në zonë. Donte edhe pak fat.

Kahrimanovic, është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Kemi një lidhje të ngushtë me lojtarët. Është një situatë që nuk duhet të ndodhte, por janë gjëra që ndodhin. Edhe ai është i mërzitur për kartonin e kuq.

Nuk doja që lojtarët të dorëzoheshin dhe doja që të ishin të përqendruar, sepse do ishte fatale” – Tha ai.