TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Real Madrid tregoi edhe një herë se kur bëhet fjalë për Champions League, mbetet një nga ekipet më të mira. "Los Blancos" mundën 1-3 Çelsin në Londër, në takimin e parë çerekfinal.
Karim Benzema ishte njeriu i ndeshjes me tre gola për madrilenët. Takimi u zhbllokua pas 20 minutash lojë. Vinicius krosoi për Benzema, me sulmuesin francez që mjaft mirë me kokë mposht Mendin. I dyti mban firmën e Benzema, një gol pak a shumë identik me të parin për mënyrën sesi u shënua, por me një ndryshim, pasi assistin e dha Modric. 34-vjeçari edhe këtë herë tregohet i saktë me kokë në minutën e 24-t. Për të shkurtuar diferencat mendon Havertz (41).
Pjesa e dytë do të niste “flakë” për djemtë e Ançelotit. Sërish Benzema që do të çonte peshë zemrat e tifozëve spanjollë, me golin e 3-të personal. Takimi i kthimit luhet me 12 prill.
Villareal vërteton se nuk është rastësisht deri këtu. Kjo skuadër bëri Bajernin të dukej i vogël, me 90-minutëshin në Spanjë që përfundoi 1-0 në favor të tyre.
Avantazhi i ekipit të verdhë do vinte pas vetëm tetë minutash, me Danjuman. Festa e skuadrës së Emery do ishte tejet e madhe pas “rrjetës” së dytë të Coquelin, por sipas VAR, kemi të bëjmë me pozicion jashtë lojë. Ekipi i Nagelsman u duk totalisht “i fikur”, teksa në 45 minutat e para nuk regjistron asnjë gjuajtje në portë.
Pjesa e dytë për gjermanët nis ashtu siç përfundoi e para. Levandovski me shokë hasën pengesa në murin e vendasve, duke e patur pothuajse të pamundur të bëjnë diçka konkrete. Bajerni do tentojë përmbysjen në aktin e kthimit, teksa sonte zhgënjyen totalisht.