TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, përfundoi në barazim pa gola (0-0). Kuqezinjtë dominuan fushën gjatë gjithë takimit dhe krijuan shumë raste të pastra, por fatkeqësisht humbën një penallti vendimtare dhe nuk arritën të shënojnë.
Ndeshja nisi mirë për shqiptarët, të cilët lëviznin topin me qetësi dhe kërkonin hapësira në mbrojtjen kundërshtare. Në minutën e 12-të, Mario Mitaj gjuajti fort nga distanca, por topi u ndal nga mbrojtja serbe. Arbër Hoxha ishte shumë aktiv në sulm, duke u vënë në vështirësi mbrojtësve serbë, por pa gjetur rrugën e rrjetës.
Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë erdhi në kohën shtesë, kur Elseid Hysaj fitoi penalltinë, por Rey Manaj nuk arriti ta kthejë atë në gol, pasi portieri serb Petovic priti gjuajtjen.
Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdoi të kërkonte golin, me Armando Brojan që provoi të shfrytëzonte shpejtësinë, ndërsa portieri Thomas Strakosha bëri pritje të rëndësishme për të mbajtur rezultatin e bardhë.
Mbrojtja serbe qëndroi e organizuar dhe e fortë, duke e bërë të vështirë kalimin për skuadrën shqiptare, e cila, megjithatë, krijoi shumë raste të pastra për të fituar ndeshjen.
Ky barazim nuk pasqyron plotësisht dominimin e kuqezinjve, që meritojnë më shumë. Megjithatë, me vetëm një pikë nga kjo përballje, Shqipëria duhet të përgatitet më mirë për takimet e ardhshme në këtë rrugëtim drejt Botërorit 2026.

Shqipëria është e dyta në Grupin K me katër pikë, pasi Anglisë që ka nëntë, Letonia me tri, Serbia me një dhe Andorra ende pa pikë.