TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Françesko Açerbi me shumë mundësi do të jetë afrimi më i ri i Interit. 34-vjeçari i Lacios do të lërë bardhekaltrit për t’iu bashkuar ish-trajnerit të tij, Simone Inzagi, që është fansi më i madh i tij në Milano.
Edhe pse ende ngelet të përcaktohet nëse mbrojtësi do të vijë si huazim apo si transferim përfundimtar për pesë milionë euro, klubet kanë rënë parimisht dakord për operacionin, pasi lojtari kishte refuzuar më parë Olimnpikun e Marsejës që kishte shfaqur interes për të.
Por, ndërkohë që Inzagi mund të bashkohet me të preferuarin e tij, tifozët zikaltër kanë dalë kundër këtij transferimi duke e shprehur të gjithë indinjatën e tyre në rrjet, aty ku Açerbi konsiderohet si milanist.