SPORT, 8 Qershor 2025, 16:14

Asnjë incident në stadium, tifozi shqiptar puth gazetarin serb pas ndeshjes (VIDEO)

Asnjë incident në stadium, tifozi shqiptar puth gazetarin serb pas

Shqipëria e mbylli me barazim pa gola dje kundër Serbisë në “Air Albania”. Ndeshja ishte e vlefshme  për kualifikueset e Botërorit 2026.

Asnjë incident nuk u regjistrua, ndërsa një episod u regjistrua pas përfundimit të ndeshjes. Milan Boskoviç po raportonte për Al Jazeera Balkans, kur një tifoz me fanellën e Kombëtares shqiptare e puthi.

Të dyja skuadrat janë pjesë e Grupit K. Shqipëria ka luajtur tre raunde deri tani dhe numëron 4 pikë, ndërsa Serbia e kishte ndeshjen e parë. Në krye të grupit qëndron Anglia me pikë të plota, pikërisht 9 pikë.

Episodi mes tifozit dhe gazetarit: (VIDEO)