SPORT, 18 Shtator 2023, 14:30

Ançeloti pas fitores me përmbysje të Realit: Nuk më pëlqen që pësojmë gola shumë shpejt

Ançeloti pas fitores me përmbysje të Realit: Nuk më

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka folur për mediat spanjolle pas suksesit të radhës me përmbysje në La Liga, këtë herë kundër Sociedadit. Tekniku italian është ndalur pikërisht te kjo temë, duke e cilësuar pozitive për karakterin dhe forcën e Realit. Por trajneri ka shtuar se nuk po i pëlqen që skuadra merr shpesh gol në fillim të takimit.

“E nisëm duke pësuar gol dhe e mira është që mundëm ta përmbysnim gjithçka në favorin tonë. E keqja është se duhet ta shmangim këtë fakt, nuk më pëlqen që pësojmë gola kaq shpejt. Gjithsesi duhet ta pranojmë se kemi një intensitet që rivali e ka të vështirë ta mbajë për 90 minuta”, deklaroi ai.

Ançeloti ka treguar dhe bisedën me ekipin në pushimin mes dy pjesëve. “Ia bëra të qartë ekipit se nuk luajtëm keq në pjesën e parë, por i kërkova një marsh më shumë”.