SPORT, 22 Maj 2026, 17:57

Nagelsman i beson Musialës: Edhe në 95%, është ndër më të mirët

Nagelsman i beson Musialës: Edhe në 95%, është ndër

Pasi zgjodhi Jamal Musialën në listën e tij për Kupën e Botës, Julian Nagelsman foli për rikthimin e yllit të Bajernit pas luftës për të arritur formën më të mirë.

Siç pritej, Musiala u përfshi në listën me 26 lojtarë të Gjermanisë për Botërorin. Nuk kishte dyshime për përfshirjen e yllit të Bajernit nga trajneri Nagelsman, edhe pse ai mund të mos jetë ende në formën e tij më të mirë.

“Nuk jam fans i vendosjes së pritshmërive. Jamal ka ardhur gradualisht në ritëm. Ai po bëhet gjithnjë e më shumë lojtari që ishte para dëmtimit”, tha Nagelsman të enjten, duke shtuar: “Edhe në 95 përqind, Jamal është ende një nga lojtarët më të jashtëzakonshëm në planet. Jam shumë i lumtur që është rikthyer dhe do të na ndihmoj.”

Musiala ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 40 paraqitje për kombëtaren gjermane.