TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kampionatin europian të xhudos, eveniment i zhvilluar në Montpelje të Francës, Kosova regjistroi katër medalje, një argjendi dhe tri bronzi, duke konfirmuar traditën e shkëlqyer në këtë sport, që mbetet pa diskutim krenaria e vendit.
Që nga viti 2013 kur federata e xhudos së Kosovës është pranuar zyrtarisht, medaljet e fituara kanë qenë të shumta. Vetëm nga kampionatet europiane, Kosova regjistron deri më tani 23 medalje nga xhudistët meshkuj dhe femra. Nga këto shtatë medalje janë të arta, katër të argjendta dhe dymbëdhjetë të bronzta, të fituar gjatë këtyre dhjetë viteve.
Një sukses i jashtëzakonshëm, për të cilin ka meritë të madhe mjeshtri Driton Kuka, i cili vijon të nxjerrë sportistë të shkëlqyer që përfaqësojnë vendin në sallonet më të rëndësishme ndërkombëtare të xhudos. Kujtojmë se Kosova ka arritur të fitojë edhe tri medalje të arta në Lojërat Olimpike.
E para që ka shkruar historinë ka qenë Majlinda Kelmendi në “Rio 2016”, ndërsa dy të artat e tjera kanë ardhur nga “Tokio 2020” dhe mbajnë firmat e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.