SPORT, 7 Nëntor 2023, 09:12

CHAMPIONS/ Spikat supersfida Milan-PSG, kuqezinjtë e Piolit kërkojnë “hakmarrjen” në “San Siro”. Njihuni me të gjitha duelet e sotme

CHAMPIONS/ Spikat supersfida Milan-PSG, kuqezinjtë e Piolit

Sot rikthehet Champions, ku do të luhen 8 sfida të vlefshme për raundin e 4-të në fazën e grupeve.

Padyshim supersfida e mbrëmjes është ajo mes Milanit dhe PSG-së. Në Paris, kuqezinjtë e Piolit u mundën me rezultatin 3-0 ndërsa sot në “San Siro” do të kërkojnë hakmarrjen.

Barcelona do të sfidojë në transfertë Shakhtarin dhe Dortumundi do të presë Njukasëllin e Tonalit. Antverpi i Arbnor Mujës do të udhëtojë drejt Portugalisë ku do të përballet me Porton dhe Siti do të presë Jang Bojs. 

NDESHJET

DORTMUND-NJUKASËLL ORA 18:45

SHAKHTAR DONJETCK-BARCELONA ORA 18:45

MILAN-PSG ORA 21:00

ATLETIKO MADRID-SËLLTIK ORA 21:00

CRVENA ZVEZDA-LAJPCIG ORA 21:00

PORTO-ANTVERP ORA 21:00

LACIO-FEJNORD ORA 21:00

MANÇESTER SITI-JANG BOJS ORA 21:00.