SPORT, 2 Nëntor 2023, 17:59

I paprekshmi i Real Madrid, Los Blancos të bindur, ylli i skuadrës nuk largohet

I paprekshmi i Real Madrid, Los Blancos të bindur, ylli i skuadrës nuk

“Aurelien Tchouameni nuk mund të preket.” Real Madrid i ka dërguar tashmë një mesazh të qartë të gjithë skuadrave që kërkojnë shërbimet e lojtarit.

23-vjeçari nuk do largohet nga Los Blancos as sot dhe as në verë sepse është pjesë e skemave të trajnerit Ancelotti.

Pavarësisht interesimit të Arsenalit dhe Liverpoolit në Premier League për Tchouamenin, klubi nga Madrid nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin e talentuar të blerë me çmim të lartë në verën e vitit 2022. Në këtë pjesë të parë të sezonit, Tchouameni ka bërë 14 paraqitje dhe ka realizuar 1 gol.