TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama sa i takon debatit për Komitetin e Ekspertëve Teknikë.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Basha pohon se Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë, ndërsa shtoi se kemi numrin e testimeve më të ulëta në Europë.
Mes të tjerash kryedemokrati akuzoi kryeministrin se pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve.
POSTIMI:
Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione.
Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve.