TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy të rinj janë arrestuar në Korçë pasi dyshohet se po transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
Policia thotë se në pranga është vënë D. S., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, katër emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 200 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Po ashtu, është arrestuar edhe 18-vjeçari S. K., banues në Rrogozhinë, i cili u kap nga Policia në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “BMW”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.