AKTUALITET, 1 Nëntor 2020, 11:00

I veshur me rroba “mesjetare” kanadezi vret dy persona me shpatë

I veshur me rroba “mesjetare” kanadezi vret dy persona me


Një burrë i veshur me rroba “mesjetare” ka vrarë me shpatë dy persona në qytetin Quebec.

Ndërsa, si pasojë e këtij sulmi kanë mbetur të plagosur pesë persona të tjerë.

Sipas raportimeve, policia e vendit arriti që ta vinte në pranga burrin e paidentifikuar.

Nuk dihen ende motivet që e çuan burrin drejt veprimit ekstrem, ndërsa policia u kërkoi banorëve të zonës që të rrinë mbyllur në shtëpi.