TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gratë naftëtare të Ballshit hyjnë sot në ditën e tetëmbëdhjetë të grevës së tyre të urisë që po zhvillohet në ambientet e brendshme të rafinerisë.
Naftëtarët e uzinës në Ballsh kanë hyrë në një grevë urie prej 22 ditësh, ndërsa prej tetëmbëdhjetë ditësh atyre iu janë bashkuar edhe gratë e tyre.
Grevistët kërkojnë marrjen e masave urgjente nga qeveria për të siguruar pagesën e nëntë muajve rrogë që e kanë fituar në gjykatë, rinisjen e punës dhe njohjen e librezave të punës ku shënohen sigurimet shoqërore dhe vitet e punës.
Gjendja e tyre sa vete dhe rëndohet, ndërsa ata refuzuan edhe thirrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e grevës dhe nisjen e dialogut me qeverinë, por pa zgjidhje konkrete.
“Kërkojmë të na japin pagat e prapambetura, këtë të drejtë e kemi fituar në gjykatë por nuk zbatohet. Kjo është padrejtësi ndaj naftëtarëve.
Kryeministri Edi Rama të ofrojë zgjidhje konkrete, nuk mund të na gënjej, pasi kjo është e drejta e naftëtarëve. Rama të ofrojë zgjidhje jo gënjeshtra,”-tha një grua naftëtare.
Naftëtarët duken të vendosur të vazhdojnë grevën e urisë deri sa problemi i tyre të marri zgjidhje.