AKTUALITET, 1 Nëntor 2020, 10:44

Humbi kontrollin e motorit, plagoset 32-vjeçari në Cërrik

Humbi kontrollin e motorit, plagoset 32-vjeçari në Cërrik


Një 32-vjeçar në Cërrik ka humbur kontrollin e motoçikletës me të cilën po udhëtonte dhe ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Ngjarja njoftohet të ketë ndodhur në fshatin Shkëndi ndërsa A.B., ka mbetur i plagosur.

32-vjeçari po merr kujdes shëndetësor në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi:

Cërrik/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Belsh-Rrasë, në fshatin Shkëndi, Belsh, shtetasi A.B., rreth 32 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal në anë të rrugës, për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i motoçikletës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.