AKTUALITET, 1 Nëntor 2020, 08:39

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet kryesisht i kthjellët e me vranësira kalimtare.

Në orët e mëngjesit përgjatë luginave do ketë prezencë të mjegullës së dendur.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitoje shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 9/22 Diell

Kukës 7/17 Diell re

Lezhë 8/21 Diell

Dibër 5/13 Diell re

Durrës 11/22 Diell

Tiranë 12/22 Diell re

Elbasan 9/23 Diell re

Berat 6/23 Diell

Vlorë 11/22 Diell

Korçë 5/16 Diell re

Gjirokastër 6/20 Diell re

Sarandë 11/23 Diell.