TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sasi prej dy kilogramë lëndë narkotike heroinë është sekuestruar nga policia në kuadër të një operacioni të koduar “Aksi”.
Gjatë kontrolleve ku u arrestua një 43 vjeçar i quajtur Genci Drita, u sekuestruan edhe dy armë automatike kallashnikov.
Policia e Lezhës bën me dije se lënda narkotike u sekuestrua brenda një bagazhi të modifikuar të një automjeti tip “Renault”, me drejtues shtetasin G. D.
Njoftimi i policisë:
Policia e Lezhës parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drogave të forta dhe armëve të zjarrit.
Finalizohet operacioni policor i koduar “AKSI”.
Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë.
Sekuestrohen 2 kilogramë heroinë dhe 2 armë zjarri.
Vihet në pranga 43-vjeçari.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe armëve të zjarrit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që po qarkullonte me mjet në aksin rrugor Shkodër-Lezhë dyshohej se po transportonte lëndë narkotike dhe armë zjarri, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “AKSI”.
Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Balldre, shërbimet e Policisë së DVP Lezhë, kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit tip “Renault” me drejtues shtetasin G. D., në bagazhin e modifikuar të këtij mjeti kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë 2 kg dhe 2 armë zjarri kallashnikov.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.