TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme në qytetin e Matit pritet të bëhet konstituimi i Këshillit Bashkiak dhe betimi i kryebashkiakut të ri Agron Malaj, të dalë nga zgjedhjet një partiake të 30 qershorit.
Ndërkohë disa qytetarë dhe ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj janë mbledhur për të protestuar para ambienteve të Bashkisë së Matit.
“Ky është një akt tjetër që tregon se nuk mund të vidhet pushteti. Nuk ka gjë më shkatërruese për stabilitetin ajo që është duke bërë kjo qeveri, pa zgjedhje.
Gjithë qytetarët janë për të treguar se nuk kanë për të bashkëjetuar me këtë situatë. Do duhet të zgjidhet edhe sipas institucione.
Qytetarët duhet të rezistojnë për demokraci.
Kjo është ajo që kanë dalë të tregojnë qytetarët e Matit. Ajo që ne kemi thënë nuk është kërkesë e opozitës por e qytetarëve.
Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa për zgjedhje është e qartë. Është e sigurt që do ketë zgjedhje të parakohshme”, tha Alibeaj.