AKTUALITET, 2 Gusht 2019, 11:08

DOKUMENTI/ Edhe rilindasi Valdrin Pjetri i Shkodrës, i dënuar në Itali?


Sërish një i kriminalizuar në drejtimin e Shkodrës?

Valdrin Pjetri, ai që rilindasit e njohin si kryetar bashkie të dalë nga zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit dyshohet se mund të ketë një të shkuar jo të përshtatshme. Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e pastërtisë së figurës së tij. në kërkesë thuhet:

“Valdrin Pjetri ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik.

Ai në vitin 2001-2002 ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence) dhe më pas ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet”.

Në letrën e firmosur nga Gazmend Bardhi për prokurorinë theksohet se ai që rilindasit e njohin për kryebashkiak të Shkodrës, sipas sistemit TIMS, nuk ka shkelur në vendin fqinjë nga viti 2002 deri në mars 2010.

Ndonëse kjo nuk është një provë, fakti që një njeri që ka punuar si emigrant në këtë vend të mos e ketë vizituar asnjëherë më pas, përbën një dyshim që duhet të vërtetohet prej prokurorisë.