TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rikthehet sërish në gjykatë dosja e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri. Prokurori Klodjan Braho kërkon konfiskimin e rreth 30 mln lekëve.
Arrestimi i Shkëlqim Mirit u bë në nëntor 2017 pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se ka përfituar shumën prej 30 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale.
Gjatë kontrollit që iu bë në banesë, ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit iu gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat u sekuestruan nga Prokuroria.
Ndërkohe në lidhje me këto para, Miri ka deklaruar se i kishte marrë hua nga të afërmit e tij për shkak të një ndërhyrje mjekësore që do kryente.
Në nëntor 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 vjet e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit, Shkëlqim Miri, duke e shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit.