AKTUALITET, 2 Gusht 2019, 11:38

DASH i ndaloi hyrjen në SHBA, Dako në shtator tek Krimet e Rënda, lëshohet fletë-thirrja

DASH i ndaloi hyrjen në SHBA, Dako në shtator tek Krimet e Rënda,

Menjëherë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit i bllokoi hyrjen në SHBA Vangjush Dakos dhe familjes së tij, pasi dyshohet për korrupsion, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka avancuar me hetimet e saj.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë se kanë lëshuar fletë-thirrje për Vangjush Dako, për ta marrë në pyetje në muajin shtator.

Dako do të merret në pyetje në lidhje me dosjen 339, por ende nuk dihet nëse prokuroria ka prova të reja.

Në shtator Dako do të paraqitet para prokurorëve të krimeve të rënda për herë të dytë.