TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shtetas shqiptar me banim në Gjermani është ndaluar nga autoritetet italiane pas një kontrolli rrugor të Policisë financiare.
Në automjetin e tij u gjetën fshehur 10 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër me vlerë përfitimi me mbi 10 milionë euro.
Droga ishte e ndarë në 9 pako dhe e fshehur në dy vende të modifikuara enkas në automjetin e tij.
Shqiptari u ndalua nga Policia financiare e Veronës në kalimin e Autostradës AFFI. Për autoritetet italiane ai ka rrëfyer se po udhëtonte për pushime, por në bagazhin e tij nuk kishte asnjë valixhe.
Nervozizmi i shqiptarit e alibia e udhëtimit turistik, nuk kanë bindur autoritetet italiane të cilët vendosën të bëjnë një kontroll më të imët të automjetit.
Falë nuhatjes së qenit Zack, financierët italianë zbuluan sasinë e kokainës së sekuestruar.
Shtetasi shqiptar është vënë nën pranga në burgun e Veronës e ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
