AKTUALITET, 2 Gusht 2019, 12:06

Dështimi i negociatave mes Hoxhës dhe Frangajt, qytetarët kërkojnë shpjegime në dyqanet e Digitalb

Dështimi i negociatave mes Hoxhës dhe Frangajt, qytetarët

Pas dështimit të negociatave mes Televizionit Klan dhe Digitalb, duket se kanë nisur problemet e para për kompaninë e drejtuar nga Vjollca Hoxha.

Qytetarë të shumtë kanë reaguar fillimisht në rrjete sociale, duke kërkuar rikthimin e sinjalit të TV Klan ose kompensimin dhe kthimin e parave nga ana e kompanisë.

TPZ.al mëson se disa qytetarë janë paraqitur në dyqanet e Digitalb për të kërkuar shpjegime se përse nuk mund të shohin TV Klan, por kanë marrë përgjije konfuze. Stafet e dyqaneve kanë deklaruar se Digitalb ka një problem teknik dhe se sinjali i Tv Klan dhe Klan Plus do të rikthehet brenda disa ditëve.

Nuk dihen ende arsyet përse dështuan negociatat mes Aleksandër Frangajt dhe Vjollca Hoxhës, por Klan ka njoftuar shikuesit, se ky televizion mund të ndiqet në platformën pa pagesë të RTSH, në platformën Tring, si dhe në të gjitha kompanitë kabllore dhe IPTV në Shqipëri, Kosovë dhe në Europë.

/TPZ.al/