AKTUALITET, 20 October 2026, 10:12

Rama: Ulje moshe për dënimin penal. Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve

Rama: Ulje moshe për dënimin penal. Gjykata i ka cilësuar të

Kryeministri Edi Rama thotë se gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve të dhunshëm, përfshirë edhe të mitur.

Nga Ministria e Arsimit, me ministren Mirela Kumbaro, Rama u shpreh se do të shihet mundësia e uljes së moshës për dënimin penal.

“Gjykata i ka konsideruar arrestimet, e ligjshme. Prindërit nuk do mbeten jashtë kësaj përgjegjësie, për të paguar dëmet që bëjnë fëmijët e tyre.

Kjo nuk shkon kështu. Është i mitur dhe nuk duhet të mbajë përgjegjësi. Ky është instrumenti i forcës së shtetit. Na duhet instrumenti i këmbënguljes së shtetit”, theksoi ai.