TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët Ilir Demalia dhe Ermir Gjinishi debatuan ashpër në studion e emisionit të “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, për revoltën që ka shpërthyer në kryeqytet dhe dhunën policore. Demalia akuzoi median se po i hedh benzinë zjarrit dhe tha se pas protestave qëndrojnë ekstremistët islamikë dhe ANTIFA, por Gjinishi iu përgjigj se qeveria nuk e ka dënuar kurrë dhunën ndaj protestuesve.
Pjesë nga debati
Demalia: Ju nuk jeni burra. Në botë është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem.
Gjinishi: Rroftë Edi Rama...!
Demalia: Ju e keni zaptuar politikën bashkë me Edi Ramën.
Gjinishi: Ule zërin, nuk po flet në kafe. Nuk jemi në kafe këtu. Mua mos ma drejto gishtin.
Demalia: E kam me të gjitha mediat.
Gjinishi: Do të pushosh apo jo? Pusho!
Tela: Gazetarët e terrenit janë më të persekutuarit, ata janë pasqyra.
Gjinishi: Ka ardhur koha të themi të vërtetat siç janë. Dhuna dënohet në të gjitha rastet. Qeveria, ndryshe nga ty, nuk e ka dënuar kurrë dhunën ndaj protestuesve.
Demalia: Kush s’e ka dënuar? Drejtori i Policisë po.
Gjinishi: Unë s’të ndërpreva.
Demalia: Vazhdoni, rreni!
Gjinishi: Kush rren, mo?