AKTUALITET, 19 October 2026, 22:21

Gjinishi: Rama u premtoi policëve 2500 euro rrogë, kur për 14 vjet e kanë patur 60 mijë lekë. Kjo është e poshtër

Gjinishi: Rama u premtoi policëve 2500 euro rrogë, kur për 14

Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, duke komentuar reagimin e kryeministrit Rama sot ku premtoi 2500 euro për policët që përballen me studentët protestues, i cilësoi këtë veprim si "të poshtër:, sepse për 14 vite policët kanë patur rrogën 60 mijë lekë.

“Kur ka bërë një dëgjesë publike në gjithë këtë problematikë që ka patur? Kryeministri i vendit në prononcimin që bëri sot në mëngjes mori gurin. U dhunuan policët, por pse nuk përmendi studentët që u dhunuan?

U tha policëve që do ua bëj 2500 euro rrogën, kur për 14 vjet e kanë patur 60 mijë lekë rrogën.

Kjo është e poshtër. U jep shpërblim policëve pse dhunojnë studentët.

Dënimin që ne bëjmë duhet ta bëjmë patjetër, por nuk duhet të jemi të njëanshëm. 

Në Tiranë janë bërë dëme 5 për qind sa fatura e Beketit të cilit do t’i paguajmë 150 milionë euro, për egon e vet.

Për 4 muaj u tall me “flamingon”. 

Thanë që ka spiunë, por nuk ke asnjë të huaj të arrestuar. Kryeministri është i pabesueshëm për shkak të sjelljes së tij ndaj flamingove”- tha Gjinishi.