AKTUALITET, 19 October 2026, 22:04

Dhuna e paprecedentë ndaj protestuesve, zv.ministri Qefalia: Evidentuam punonjës që kanë shkelur protokollin dhe u pezulluan

Dhuna e paprecedentë ndaj protestuesve, zv.ministri Qefalia: Evidentuam

Zv.ministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, pranoi se ka patur raste të punonjësve të policisë që kanë shkelur protokollin, por tha se ata janë pezulluar.    

Pjesë nga biseda

Xhemal Qefalia: Këto ditët e fundit, javën e fundit, dita e fundit ka qenë shumë e dhunshme, përplasje me policinë, dhunë ndaj insitucioneve dhe pronës private. Janë element që kanë dalë jashtë kontureve të një protestë normale. Disa përplasje të jenë edhe fatale. E drejta e fjalës dhe e protestës është e garantuar. Çdo protestë ka qëllimet e saj dhe kërkesat, por Policia e Shtetit është aty për të vendosur rendin, për të garantuar jetën e qytetarit, ruajtjen e rendit publik dhe pronës private.  Nxorrët një përfaqësues të protestës që qenka i dëmtuar, dua t’i uroj shërim të shpejtë protestuesve të dëmtuar, por edhe policisë që kanë pësuar dëmtimeve. Nuk dua të ndaj sa janë protestues dhe sa policë, por i uroj shërim të shpejtë. Veprime të kësaj natyre kërkojnë impenjim edhe të forcave të policisë.  Policia e Shtetit është aty për të siguruar rend dhe qetësi.

Ylli Rakipi: Është përdorur dhunë e paprecedentë. Edhe në momentet kur janë të neutralizuar protestuesit i godasin me shkopa dhe shkelma. Ky protokoll ku ekziston në vend tjetër? 

Xhemal Qefalia: Kemi evidentuar punonjës që kanë shkelur protokollin dhe drejtori i policisë ka njoftuar pezullimin e tyre, janë organe të tjera, AMP dhe sektori i standardeve, që monitorojnë veprimet dhe protokollet. Ndaj këtyre punonjësve që në armatën e madhe prej 12 mijë punonjësve kanë kaluar kompetencat, do të ketë ndëshkim dhe janë pezulluar.