TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë parti politike dhe ta mundin pushtetin me votë. Ai tha se në shumë kërkesa protestuesit kanë të drejtë, por nuk mund ta shembin sistemin jashtë procesit zgjedhor.
"Kjo protestë që filloi me flamingot dhe vazhdoi e dhunshme, ndryshon nga kjo e Italisë, Francës, Belgjikës, pasi ato janë kërkesa ekonomike, kurse këtu kanë kërkesa politike. Duan sistem të ri politik, largimin e Ramës dhe Berishës. Por sipas meje, i kam pyetur protestuesit në Koha Jonë Debat, pse nuk krijoni parti të futeni në sistemin politik. Lëvizja e studentëve në Serbi do të jenë përballë Vuçiç përshembull. Këta duhet të krijojnë grup politik, lëvizje politike, sistemin e fiton me votë.
Këta sipas meje, atje ka konglomerat që kanë të drejtë në shumicën e gjërave, kanë kushte dhe jetesë të vështirë. Nëse dua të ndryshojnë sistemin, dua të shkoj në lëvizje dhe program politik. Bëhet presion për këtë.
Nëse kishte para 4 korrikut, ishte protestë e madhe, e frikshme, mendoj se Rama kishte më shumë frikë nga ajo sesa nga e dhunshmja. I kam pyetur drejtuesit pse nuk rrini në shesh ditë dhe natë, derisa të vijë zgjidhja politike. Të regjistrohen në fletë votimi", deklaroi Lesi.