AKTUALITET, 11 Mars 2021, 10:25

Skandali te Sanatoriumi/ Gjykata liron nga burgu dy infermieret Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi

Skandali te Sanatoriumi/ Gjykata liron nga burgu dy infermieret Sheqerie

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu dy infermieret e Sanatoriumit Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi të arrestuara rreth një muaj më parë si të përfshira në skandalin e Tire Alldervishit ndodhur në spitalin e “Shefqet Ndroqit”.

Koçi dhe Bushi do të hetohen në gjendje të lirë.

Kujtojmë se tri javë më parë gjykata liroi Sidorela Çelën dhe sanitaren Rukie Hoxhën.

Ndërkohë sanitarja 58-vjeçare e spitalit Covid 2 Tire Alldervishi e cila u hoq si infermiere, u arrestua pas publikimit të pamjeve që tregonin se ajo kishte marrë 8 milion lekë të vjetra nga vajza e një pacienteje me Covid që më pas ndërroi jetë për shkak të kësaj sëmundje.