AKTUALITET, 11 Mars 2021, 09:07

Sherr në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë, plagoset me thikë 32-vjeçari

Sherr në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë,

Një sherr ka ndodhur në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë.

I plagosur ka mbetur 32-vjeçari Robert Kurti.

Dyshohet se autor i plagosjes ka qenë 34-vjeçari me iniciale R. N., teksa të dy janë nga Mati.

Kurti u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse autori u shpall në kërkim.