AKTUALITET, 10 Mars 2021, 22:36

Foto-montazhi i Ramës për Grida Dumën/ Elisa Spiropali: Nuk u ndjeva mirë!

Foto-montazhi i Ramës për Grida Dumën/ Elisa Spiropali: Nuk u


Fotoja që Edi Rama publikoi sot e Grida Dumës gjatë një mitingu, e prerë në mes për të treguar mikrofonin para fytyrës së saj ka shkaktuar pak reagime në rrjetet sociale, megjithëse me një përmbajtje qartësisht denigruese për kandidaten e PD-së në Kavajë. Rama e paraqiti atë para socialistëve duke e bullizuar me fjalët “Gridare, gridare, gridare… ohohoho”, që do të thotë “Bërtit, bërtit, bërtit, ohoho”.

Por montazhi denigrues dhe fyes për Dumën, duket se nuk ka bërë të ndjehen mirë as gratë socialiste. Elisa Spiropali e ftuar në Syri tv, tha: Unë nuk u ndjeva mirë, jam kundër çdo lloj të deformimit të imazhit të gruas.

Kjo është nga të rrallat raste, kur Spiropali distancohet nga Rama, megjithëse në qëndrimin e saj, nuk e ka dënuar vendimin për ta bullizuar në një formë të tillë kandidaten e PD