AKTUALITET, 11 Mars 2021, 09:31

Dëbora dhe ngricat shkaktojnë probleme në rrugën nacionale Klos –Bulqizë, katër automjete përplasen me njëra-tjetrën

Reshjet e dëborës të rëna orët e fundit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Klos –Bulqizë.

Ndonëse sasia e borës e rënë një ditë më parë në këtë aks nuk ishte shumë e madhe, prania e ngricave gjatë natës dhe orëve të para të ditës së sotme ka krijuar probleme.

News 24 raporton se se në afërsi të vendit të quajtur “Qafë Dushk” katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën për shkak të ngricës në asfalt.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.