AKTUALITET, 11 Mars 2021, 09:55

Koronavirusi i merr jetën bashkëshortes së humoristit Muharrem Hoxha

Ndahet nga jeta bashkëshortja e mjeshtrit të humorit, aktorit të njohur durrsak Muharrem Hoxha.

Sipas burimeve mësohet se bashkëshortja e tij Jalldiz Hoxha, 65 vjeçe ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Aktori i njohur ishte shpërngulur me bashkëshorten në qytetin e Pogradecit që prej fillimit të pandemisë.

Fatkeqësisht bashkëshortja e aktorit aq të dashur për publikun shqiptar nuk ia ka dalë të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.