AKTUALITET, 10 Mars 2021, 21:23

“Unë kam besim te demokracia”/ Meta: Janë zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë, që nga Kongresi i Lushnjes

“Unë kam besim te demokracia”/ Meta: Janë zgjedhjet


Presidenti Ilir Meta, ka thënë se zgejdhjet që do të zhvillohen më 25 prilli, sipas tij, janë zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë, që nga Kongresi i Lushnjes.

I ftuar në emisionin ‘Ballafaqim’, Meta ka thënë se ka besim te demokracia, sakaq ka thënë se të gjithë qytetarët duhet të votojnë, për të ardhmen e Shqipërisë.

Janë zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë, që nga Kongresi i Lushnjes. Unë kam besim te demokracia. Çdo qytetar te kutia e votimit do votojë të jetë në paqe për familjen e tij, për fëmijët dhe të ardhmen e Shqipërisë.”- tha ai.