AKTUALITET, 10 Mars 2021, 21:47

Debat i fortë mes Bushatit dhe Haxhiut: Meta gruas ia la partinë, nuk bëri të gjitha dashnoret ministre

Debat i fortë mes Bushatit dhe Haxhiut: Meta gruas ia la partinë, nuk


Një debat ka përfshirë mbrëmjen e sotme analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu, pasi ky i fundit deklaroi se Presidenti bëri gabim që ia la partinë gruas së tij.

Bushati nuk u përmbajt më dhe deklaroi gjatë një debati në “Euronews” se gruas së vet ia la partinë, dhe nuk bëri të gjitha dashnoret ministre.

PJESË NGA DEBATI:

Haxhiu: Emërimi kryetare i Monika Kryemadhit. Ky është gabim!

Bushati: Gruas ia la, nuk bëri gjithë dashnoret ministre. Gruas ia la në fund te fundit. Nuk bëri gjithë dashnoret ministre. Këtë po të them.

Haxhiu: Jo jo. Dashnoret do ishte mirë t’i thuash meqë përmend dashnoret. Të kujt janë, të cilit lider?

Bushati: Me partinë e vet u mor, nuk beri qeverinë tonë harem, o Baton.

Haxhiu: Nuk e di që je mëkatar i seksit. Unë nuk e di se nuk kam qenë pjesë e këtyre haremeve…