TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në datën 26 dhjetor në ambientet e RTSH. Mësohet se rreth orës 11 ka pasur një përplasje fizike mes Drejtorit të Orkestrës në RTSH Sokol Toto dhe orkestrantit Briken Burgija.
Ngjarja ka ndodhur dhe në prani të disa dëshmitarëve dhe drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi.
Sipas informacioneve drejtori i orkestrës ka ushtruar dhunë mbi muzikantin Burgjia, dhe pas kësaj ai është pezulluar nga puna.
Burimet bëjnë të ditur se Thoma Gëllçi ka reaguar duke pezulluar drejtorin e orkestrës.
Në lidhje me këtë ngjarje “Panorama” kontaktoi me orkestrantit Briken Burgija, i cili tregoi se ngjarja është e vërtetë. Ai na tregoi se drejtoi e kishte qëlluar me kokë në hundë, pas një debati që kishte pasur më të.
Reagim i plotë
Ngjarja është më se e vërtete. Unë kam kërkuar leje si të gjithë dhe aty ka nisur një debat mes njëri-tjetrin, duke kaluar deri në dhunë fizike.
Drejtori më ka goditur me kokë në hundë, brenda ambienteve të RTSH.
Është natyrë që konfliktohet, me të gjithë , ka pasur gjithmonë probleme. /panorama