AKTUALITET, 2 Janar 2018, 18:30

Kukësi zgjedh trajnerin e ri, Peter Pakult arrin akordin me kampionët

Kukësi zgjedh trajnerin e ri, Peter Pakult arrin akordin me kampionët

Peter Pakult do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Ish-trajneri i Rapidit të Vjenës, i cili në këtë skuadër ka drejtuar edhe sulmuesin Hamdi Salihi ka arritur akordin me kampionët në fuqi të Superligës.

Me sa duket, Nderim Nexhipi që do të jetë Drejtor Sportiv te Kukësi, tashmë ka zgjedhur trajnerin e ri të ekipit pas largimit të Mladen Milinkoviç.

Pakult është shpallur kampion me Rapid Vjenën në Austri në 10 vite më parë. Ai ka drejtuar më parë edhe Austrinë e Vjenës dhe Mynih 1860.