TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përplasjet mes tyre kanë ndodhur për shkak të influencave, kryesisht në raport me punësimet dhe marrjen e kontrollit të institucioneve, përmes emërimeve të drejtuesve të tyre.
Mesi po tenton të marrë nën kontroll degën e PS-së në Shkodër, ndërsa përballë saj qëndron Bushati, që duket se ka mbështetjen e të paktën një prej deputetëve socialistë në këtë qark. Por zv.kryeministrja, ndoshta duke shfrytëzuar edhe pozicionin e saj, duket se po krijon struktura paralele.
Së fundmi ajo ka organizuar një festë të ndarë me rastin e Vitit të Ri, duke mbledhur mbështetësit e saj në këtë qytet, ndërsa ka bojkotuar festimet e organizuara nga strukturat zyrtare të PS-së.
Mes anëtarëve të PS ajo që ra në sy në këtë festë ishte edhe prania e këshilltares së LSI-së, Roze Dedvukaj, e cila duket se ka zyrtarizuar kalimin në PS në mbështetje të Mesit.
[gallery columns="1" ids="48860,48861,48862"]