AKTUALITET, 2 Janar 2018, 18:50

Lirohet për fundjavë, kthehet në burg me marihuanë me vete

Lirohet për fundjavë, kthehet në burg me marihuanë me vete

Një i burgosur në burgun e Dubravës, Kosovë, që ishte në shtëpi për fundjavë, ka tentuar të kthehet për vuajtje të dënimit duke marrë marihuanë me vete, shkruan Koha.net.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit për kthim në burg, atij i janë gjetur tetë qese të mbështjella, të cilat kishin substancë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas raportit policor, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.