AKTUALITET, 2 Janar 2018, 16:32

Fazë përgatitore në Antalia, ja kur do të rinisë stërvitjen Partizani

Fazë përgatitore në Antalia, ja kur do të rinisë
Pas pushimeve, me rastin e festave të fundvitit, do të rinisë stërvitjen në datën 6 janar. Klubi i kuq ka planifikuar të zhvillojë 2 seanca në Kamëz, më pas në datën 8 janar do të niset drejt Antalias për të zhvilluar fazën përgatitore.

Pas Lukasit, Bruno Telushit dhe Esat Malës, drejtuesit e Partizanit, pritet të kryejnë edhe disa lëvizje të tjera në merkato që do të bëhen publike në ditën në vazhdim.