TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Visar Ymeri dha dorëheqjen si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. Ymeri u largua edhe nga funksionet tjera nga kjo parti. Këto i ka bërë të ditur vetë Visar Ymeri në një konferencë për media, nga selia qendrore të partisë.
Brenda kësaj partie kanë dalë në pah përçarjet brenda figurave kryese të kësaj partie.
“Që nga ky moment unë kam vendosur që të dorë hiqem nga të gjitha pozitat e mia në Lëvizjen Vetëvendosje. Dorëheqja ime është e parevokueshme”, ka thënë Ymeri në konferencë.
Vetëvendosja është duke u përgatitur për procesin zgjedhor brenda partisë, dhe deri tani vetëm Albin Kurti ka konfirmuar kandidaturën për të marrë postin e të parit të lëvizjes.