TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përshkallëzohen tensionet në protestën studentore në kryeqytet. Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, duke i larguar nga ambientet pranë Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë, në zonë po bëhet gati edhe autoboti me ujë, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.
Ka rinisur përplasja mes protestuesve dhe policisë, ku gurët morën si kundërpërgjigje hedhjen e ujit.
Përplasjet mes tyre u kthyen edhe fizike. Të tjerë të rinj po shoqërohen.
Policia zhvilloi një aksion të befasishëm teksa shoqëroi dhunshëm disa të rinj.
Sakaq të rinjtë nuk janë larguar por kanë vijuar të godasin me gurë policin, teksa këta të fundit janë kundërpërgjigjur me ujëhedhëse.



