TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka akuzuar Pakistanin se ka gënjyer dhe mashtruar SHBA-në, teksa ka marrë prej saj miliarda dollarë ndihmë.
Në një status për herë të parë për vitin 2018 në rrjetin social “Twitter”, ai gjithashtu akuzoi Pakistanin se ka strehuar terroristë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë marrëzi që i kanë dhënë Pakistanit mbi 33 miliardë dollarë ndihma gjatë 15 viteve të fundit. Ata na e kanë kthyer me gënjeshtra dhe mashtrime, duke menduar se udhëheqësit tanë janë budallenj. Ata u ofrojnë strehë terroristëve që ndjekim ne në Afganistan. Jo më!”.
Pakistani ka reaguar me zemërim ndaj statusit të Presidentit Trump duke u shprehur se: “Trump është i hidhëruar për shkak të humbjes së SHBA-së në Afganistan”.
Uashingtoni e ka akuzuar prej kohësh Islamabadin, në veçanti organet e sigurisë se mbyllin sytë ose ndihmojnë fshehurazi forcat talibane që veprojnë në Afganistan dhe Rrjetin Hakani për të kryer sulme kundër forcave afgane dhe atyre amerikane.