TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Themeluesi dhe bosi i Amazon, Xhef Bezos, e mbylli vitin 2017 si njeriu më i pasur i botës, me një vlerë që llogaritet 99 miliardë dollarë.
Kjo do të thotë se ai është rreth 33 miliardë dollarë më i pasur se një vit më parë.
Në vend të dytë është Bill Gejts i Microsoft me 91.8 miliardë dollarë dhe në të tretin Uorrën Bafet (85.3 mld USD)i konglomeratit Berkshire Hathaway.
Në vend të katërt është spanjolli Amancio Ortega i shitjeve me pakicë i firmave të tilla si ajo e veshjeve “Zara” me 75.3 miliardë dhe në të pestin bosi i Facebook, Mark Zukerberg, me 72.8 miliardë dollarë.
/TPZ.AL/